Kandidatët për Junikun Sot në Debat Pernime

Debat Pernime, Junik. Foto: Kallxo.com

Kandidatët për kryetar të komunës së Junikut për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sot drejtpërdrejt në Debat Pernime në terminin e ri prej orës 13:30 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Junikun pas 22 tetorit, Agron Kuçi (AAK), Fatos Shala (PDK), Sylë Gaxherri (VV) dhe Tahir Isufaj (LDK) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve të kandidatëve.

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend