Kandidatët për Gjakovën Sonte në Debat Pernime

Jeta Xharra, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte drejtpërdrejt në Debat Pernime në orën 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Gjakovën pas 22 tetorit, Ardian Gjini (AAK), Bekim Ermeni (LDK), Driton Çaushi (VV), Edmond Dushi (AKR), Fazli Hoxha (NISMA), Mimoza Kusari Lila (Alternativa) dhe Ramadan Hoti (PDK) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve të kandidatëve.

Shënim:

Për shkaqe teknike, debati për Gjakovën ka qenë e pamundur të transmetohet sonte. Debati do të transmetohet të hënën në termin të njëjtë. 

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend