Kadri Veseli e sami Lushtaku në Skënderaj. Foto: Facebook

Kadri Veseli në Fushatë për Kandidatin e Pavarur në Skënderaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit i ka dhënë mbështetje kandidatit të pavarur për kryetar të komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.

“Qytetarët në Skënderaj i kanë prekur vetë ndryshimet pozitive që kanë ardhur me PDK-në. Bashkë i kemi prirë luftës çlirimtare, pavarësisë, shtetndërtimit dhe po i prijmë integrimit euroatlantik. Çdo projekt të kryetarit Bekim Jashari, PDK do ta realizojë me përkrahjen e qeverisë qendrore”, ka shkruar Veseli në Facebook në postimin të cilit ia ka bashkangjitur edhe sloganin e PDK-së, “Forca e Ndryshimit”.

Kandidatura e Bekim Jasharit, anëtar i familjes Jashari nga Prekazi, ka bërë që PDK të heqë dorë nga kandidimi i njerëzve të vet në këtë komunë të cilën e ka qeverisur që nga viti 2000.