Pamje nga një takim i Internacionales Socialiste - Foto: Internacionalja Socialiste

Internacionalja Socialiste Mbështet Vetëvendosjen

Grupacioni ndërkombëtar më i madh në botë i partive socialdemokrate, Internacionalja Socialiste, i ka dërguar një letër mbështetëse Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 11 qershorit.

Në Internacionalen Socialiste bëjnë pjesë Partitë Socialiste të Francës, Spanjës, Belgjikës, Shqipërisë, Bullgarisë, Finlandeze, Partia Social Demokrate e Austrisë, e plot parti të tjera europiane dhe nga e gjithë bota.

Letra mbështetëse në emër të Internacionales Socialiste është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, Luis Ayala, drejtuar kryetarit Visar Ymeri dhe kandidatit për kryeministër Albin Kurti, njofton Vetëvendosje.

“Duke ju uruar suksese, unë shpresoj që përmes kontributit tuaj këto zgjedhje të sjellin stabilitet të shtuar, progres ekonomik dhe drejtësisë sociale për të gjithë popullin e Kosovës. Në këtë përpjekje ju keni mbështetjen dhe solidaritetin e Internacionales Socialiste”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.