Ramush Haradinaj e Kadri Veseli || Foto: Facebook

Haradinaj: Votone Qeverinë që Guxon

Në tubimin përmbyllës të Koalicionit PAN në Prishtinë Haradinaj kërkoi që të votohet qeveria që guxon të veprojë

“Votone qeverinë që guxon me vepru për interesin e qytetarëve”, iu drejtua Haradinaj të pranishmëve.

Ai më tutje tha se me punë do t’i nderojë miqtë e Kosovës.

“Ne do t’i nderojmë miqtë tanë duke i shërbyer atdheut me nder, duke forcu shtetin ligjor. Ta kthejmë besimin në institucionet tona”, tha Haradinaj.

Ndërsa kryetari i PDK-së Kadri Veseli tregoi se pse janë bërë bashkë subjektet e koalicionit.

“A e dini pse jemi bërë bashkë? Që më kurrë Serbia të mos kthehet në Kosovë, që të kemi qetësi për fëmijët tanë që të kemi paqe e mirëqenie për familjet tona. që atdheu ynë Kosova të ecë përpara në integrime euro-atlantike”, tha Veseli.

Edhe Fatmir Limaj, kreu i Nismës tregoi pse ka ndodhur ky bashkim.

“Jemi bashkuar këto ditë për të shpalosur një vizion, një mundësi dhe për të ofruar një rast”, tha Limaj.