Ramush Haradinaj në takim me përfaqësuesit e bizneseve - Foto: Facebook

Haradinaj: Sipërmarrësit Janë Heronjtë e Këtij Vendi

Kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër të Kosovës, në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e bizneseve në Pejë i ka quajtur heronj sipërmarrësit e vendit.

“E thashë edhe sot në Pejë, në bashkëbisedim me përfaqësuesit e bizneseve, se sipërmarrësit janë heronjtë e këtij vendi”, ka shkruar Ramush Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Sipërmarrësve Haradinaj u ka thënë se ekonominë e vendit do ta bëjnë ata por se tash e tutje do ta kenë një aleat – Qeverinë e Kosovës.

“Të gjitha institucionet e shtetit do të jenë në funksion të mbështetjes së bizneseve të vogla dhe të mesme”, ka shkruar Haradinaj.