Ramush Haradinaj në hapje të fushatës për zgjedhjet lokale - Foto: Facebook

Haradinaj: AAK më e Aftë se Kurrë për t’i Shërbyer Vendit

Me moton “Ndryshimi ka filluar”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Gjatë këtij tubimi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vuri theksin te zhvillimi ekonomik.

“Grantet për bujqit kanë me mbërri te të gjithë. Jo vetëm te ata që kanë mbërri deri dje. Ka me u rritë përkrahja për bujqit, për farmerët tanë“, tha Haradinaj.

“Aleanca ka me ju tregu të gjithëve se u ka mbijetu të gjitha atyre që i ka kalu por është sot më e aftë se kurrë për me i shërby vendit… Ka me i befasu me votën, me komunat që ka me i fitu, e ato s’kanë me qenë pak”, shtoi kryeministri. /21Media