Fejzullahu: Fabrikë për Përpunimin e Produkteve Bujqësore

Kandidati i LDK-së shpalosi prioritetet e tij për komunën e Skenderajt.

Isa Fejzullahu, kandidat i LDK-së për komunën e Skenderajt në emisionin #DebatPernime ka thënë se programi i LDK-së për Skenderaj parasheh një qeverisje më ndryshe, ku në fokus do të jetë qytetari.

“Hapja e një zyre për gjetjen e donatoreve të jashtëm , ndërtimi i një qendre inovative ku të rinjtë mund t’i shprehin idetë e tyre, aktivizimi i parkut të biznesit dhe krijimi i një zone të lirë ekonomike”, Fejzullahu tha se do të jenë prioritete të tij, rtv21.tv.

Kandidati i LDK-së më tej tha se rëndësi do t’i kushtojnë edhe sektorit të bujqësisë.

“Kemi paraparë investime ne bujqësi, do ta bëjmë dyfishimin e buxhetin, stimulimin e blegtorisë, hapjen e një fabrike për përpunimin e produkteve bujqësore dhe pyjore”, tha Fjezullahu.

Në fund Fejzullahu tha se do ta rregullojnë edhe çështjen e ujit të pijshëm në Skenderaj./21Media

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend