Konferenca e Demokracisë në Veprim | Foto: DnV

DnV Bën Thirrje për Zgjedhje pa Presion

Demokracia në Veprim në një konferencë për gazetarë të zhvilluar sot ka bërë thirrje për dalje në zgjedhjet e nesërme

dhe për zgjedhje pa presion.

“DnV u bën thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve dhe gjithë zyrtarëve të tjerë që merren me zgjedhje që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë gjithë procesit të votimit edhe procesin e numërimit. Njëherit ju kujtojmë atyre se Kodi penal në fuqi parasheh dënime deri në 5 vjet burgim për ata të cilët kryejnë veprime kundër procesit zgjedhor”, th Ismet Kryeziu nga ky grup i organizatave të shoqërisë civile.

Kryeziu foli edhe për aktivitetet që nesër do të zhvillojë “Demokracia në Veprim”.

“DnV ka akredituar 2,912 vëzhgues dhe do të ketë 9 ekipe lëvizëse në terren, 151 vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe staf mbështetës të cilët do të përkujdesen për vëzhgimin e procesit zgjedhor. DnV do të raportoj në kohë reale mbi mbarëvajtjen e këtij procesi”, tha Kryeziu.

Më tutje rrjeti i OJQ-ve shpalosi gjetjet nga monitorimi i fushatës dhjetëditëshe për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Albert Krasniqi tha se DnV-ja ka monitoruar 655 aktivitete të subjekteve politike.

“Në përgjithësi, fushata zgjedhore është zhvilluar e qetë, përjashtim kanë qenë komunat me shumicë serbe, përkatësisht komunat e Leposaviqit dhe Graçanicës në të cilat është raportuar për një ambient të tensionuar dhe incidente”, tha Krasniqi.

DnV tregoi se në aktivitetet e monitoruara nga vëzhguesit e saj kanë marrë pjesë 49 shërbyes civilë, ndërsa janë përdorur në fushatë 57 vetura zyrtare.

Në aktivitetet e monitoruara zgjedhore sipas DnV-së janë përfshirë 3653 fëmijë, ndërsa gratë nëpër tubime kanë marrë pjesë me vetëm 17 për qind, e në vetëm 18 për qind të rasteve kanë folur.

Edhe pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuar ka qenë e vogël- vëtëm 266 prej tyre kanë qenë të pranishëm në aktivitetet e mbikëqyrura nga “Demokracia në Veprim”.

Gjuha e urrejtjes sipas DnV-së është evidentuar në 30 tubime të monitoruara.

KALLXO.com ka shkruar edhe për konferencat e DnV-së gjatë fushatës zgjedhore.

Delawie Kërkon Ditë të Qetë të Zgjedhjeve

http://kallxo.com/dnv-shqetesues-perdorimi-femijeve-ne-fushate/

http://kallxo.com/partite-nuk-tregojne-si-shpenzojne-parate/