DebatPernime: Bujqësia dhe Industria

Seria e debateve zgjedhore ‘ Debat Pernime’ ju sjell ballafaqimet e subjekteve politike mbi bujqësinë dhe industrinë.

Në këtë debat ishin të ftuar Ymer Rusinovci dhe Milazim Xani nga PDK-AAK-Nisma, Hykmete Bajrami, Nehat Emerllahu dhe Arta Haxha nga Koalicioni LDK-AKR, Sali Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Partia Fjala Gëzim Kelmendi dhe Florik Haxhikadrija.

LDK-AKR premtuan trefishim të buxhetit në bujqësi dhe rritje të subvencioneve. Ata thanë se fokus i koalicionit është përmirësimi i ambientit të biznesit.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, premtuan 240 milionë euro subvencione në bujqësi, të cilin tha se VV do ta shpallë sektor me interes nacional.

Ndërkaq, përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma thanë se këtë sektor do ta shpallin prioritet  nacional, ku ndër prioritetet përmendën tri: ruajtja dhe menaxhimi i tokës bujqësore, konkurrueshmëria dhe rritja e buxhetit.

Partia Fjala tha se do ti jap prioritet produkteve vendore, në treg vendor e më pas edhe në treg ndërkombëtar në mënyrë që t’i kthehet dinjiteti produkteve të Kosovës.

Në këtë debat mund të shihni edhe akuzat e kundër akuzat ndërmjet koalicioneve e subjekteve politike për mos-harmonizim programi në bujqësi, si dhe akuza se si ky sektor ka mbetur peng i krimit të organizuar e korrupsionit, e që ka rezultuar me mungesë të zhvillimit ekonomik.

PDK nuk ka dërguar përfaqësues në këtë debat, duke kërkuar hapësirë në debat më shumë se subjektet tjera.