Debat Pernime për Ferizajn. Foto: Atdhe Mulla

Debat Pernime për Ferizajn

Në Debat Pernime të premten janë përballur kandidatët për kryetar të komunës së Ferizajt.

Në këtë debat kandidatët Agim Aliu (PDK), Amir Rexhepi (AKR), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK) folën për programet e tyre për këtë komunë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar në rast se votohen për kryetar të komunës më 22 tetor.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.