Debat Pernime për Drenasin

Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidatët për kryetarë të komunës së Drenasit u përballën në Debat Pernime të moderuar nga Jeta Xharra.

Kandidatët Arta Ahmeti- Xhylani (AAK), Idriz Hajdari (Iniciativa Qytetare për Drenasin), Xhavit Drenori (Vizioni për Drenasin), Isa Xhemajlaj (Nisma për Kosovën), Ramiz Lladrovci (PDK), Shemsi Elezi (Vetëvendosje), Petrit Sinani (AKR) dhe Bedri Nika (LDK) shpalosën programet e tyre për mandatin e ardhshëm katërvjeçar për këtë komunë.

Në debat folën edhe bashkëshortet e bashkëshortet e kandidatëve për kryetarë të komunave.