Debat Pernime: Integriteti Publik dhe Përgjegjësia Politike

Seria e debateve zgjedhore ‘ Debat Pernime’ ju sjell ballafaqimet e subjekteve politike mbi Integritetin Publik dhe Përgjegjësinë Politike.

Në këtë debat të ftuar ishin: Besnik Tahiri dhe Valdete Bajrami nga PDK-AAK-Nisma; Arben Gashi, Mirlinda Sopi dhe Reshat Nurboja nga Koalicioni LDK-AKR; Albulena Haxhiu dhe Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Partia e Re Rome, Kujtim Paçaku.

Përfaqësuesit e të gjitha koalicioneve dhe partive politike treguan se me cfarë ftyre do ta kërkojnë votën e qytetarëve me 11 qershor.

LDK-AKR thanës e votën po e kërkojnë ngase janë koalicion i ri, koalicion i dijes dhe koalicion i cilësisë.

Lëvizja Vetëvendosje tha se po e kërkojnë votën që t’ua kthejë Kosovën qytetarëve, duke shtuar se subjekti i tyre është i vetmi që ka përfaqësuar  interesat e qytetarëve, subjekt që paraqet përkushtim dhe vetëmohim.

Ndërkaq, përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma thanë se po e kërkojnë votën për ta kthyer dinjitetin e qytetarit e për t’i kryer punët e papërfunduara.

E Kujtim Pacaku nga Partia e Re Rome tha se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre si minoritet, ngase ato i kanë të garantuara me kushtetutë.

Në këtë debat mund të shihni edhe përgjigjet e përfaqësuesve të partive politike për integritetin e kandidatëve të tyre me aktakuza; për pagat e (pa)merituara të deputetëve e premtimet për publikimin e financave të partive të tyre.

PDK nuk ka dërguar përfaqësues në këtë debat, duke kërkuar hapësirë në debat më shumë se subjektet tjera.