Agim Bahtiri, AKR, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

Bahtiri: Me Mua, Mitrovica më e Sigurt

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha në Debat Pernime se gjatë qeverisjes së tij ka rënë kriminaliteti dhe është rritur zbulueshmëria e akteve kriminale në Mitrovicën e Jugut.

Sipas Bahtirit, i cili po garon për një mandat të dytë në krye të komunës së Mitrovicës, tani Mitrovica është qytet më i sigurt se që ka qenë katër vite më parë.

Sipas tij, shkalla e kriminalitetit në Mitrovicë gjatë qeverisjes së tij ka rënë për 55 % ndërsa zbulueshmëria e akteve kriminale në këtë komunë e kalon 70 përqindëshin.

Ai u ka bërë thirrje votuesve në Mitrovicë që t’ia japin besimin edhe për një mandat në krye të komunës “për t’i vazhduar punët” që kanë mbetur.