Avokati i Popullit- Derën Hapur për Ankesat Zgjedhore

Avokati i Popullit - Foto: Rtv21

Institucioni i Avokatit të Popullit do të mbajë të hapura zyrat në Prishtinë dhe në komunat më të mëdha të vendit nesër kur zhvillohet balotazhi.

Arsyeja pse ky institucion do të pun0jë të dielën janë ankesat e mundshme të qytetarëve në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit, ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenim a keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Përveç zyrave qendrore në Prishtinë, sipas njoftimit Institucioni i Avokatit të Popullit do të mbajë të hapura për ankesa zyrat regjionale në Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë dhe Mitrovicë Veriore dhe Graçanicë.

Zyrat do të jenë të hapura prej orës 7 në mëngjes e derisa të përmbyllet votimi,

Avokati i Popullit zyrat i kishte mbajtur të hapura edhe gjatë zgjedhjeve tjera.

Avokati i Popullit: Dyert e Hapura në Ditën e Zgjedhjeve

Nesër do të votohet për kryetarë komunash në gjysmën e komunave të Kosovës.

Germat prej Bore të Kryeministrit

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend