Arbër Vllahiu Dëgjon Hallet e të Verbërve

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Arbër Vllahiu vizitoi sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

Vllahiu gjatë takimit me përfaqësues të shoqatës premtoi se “Komuniteti i personave me aftësi të kufizuara do të ketë qasje të plotë në çdo shërbim, përfshirje në punësim, qasje në çdo vend, çdo objekt, transport publik të përshtatshëm për këtë kategori, sinjalistikë, trotuare”.

Vllahiu më tutje deklaroi se të verbrit dhe personat me të pamur të dobësuar do të trajtohen me dinjitet.

“Shkopi i bardhë do të trajtohet me dinjitet. Do të jetë pjesë e barabartë e shoqërisë dhe komunitet i vlerësuar”, premtoi Vllahiu, sipas një postimi në Facebook.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 shtatorit ka filluar para një jave.