Arban Abrashi, LDK - Foto: KALLXO.com

Abrashi: Puna e Parë në Komunë Është Ulja e Tatimit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Prishtinës, Arban Abrashi tregoi për vendimin e parë që planifikon ta marrë nëse merr mandat në zgjedhjet e 19 nëntorit.

Abrashi në Debat Pernime tha se planifikon uljen e tatimit në pronë.

“Një prej vendimeve ka të bëjë me uljen e tatimit në pronë, ne mendojmë që është rritur shumë, pa nevojë. E jona është ta ulim në normën e vitit 2013”, tha ai.

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeqytetin Shpend Ahmeti po mungon në Debat Pernime megjithëse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: