Abrashi: Për 4 Vjet Nuk Arritën ta Përfundojnë Platonë mbi ‘Kurriz’

Arban Abrashi në takim me banorët e lagjes "Dardania" - Foto: LDK

Kandidati LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, në një bashkëbisedim me qytetarët ka shpalosur sot programin e tij për lagjen “Dardania”, ku ka theksuar se banorët e kësaj lagjeje do të jenë ata që do të vendosin më 22 tetor për ta dërguar në shtëpi qeverisjen që për katër vjet nuk arriti ta përfundojë as platonë mbi “Kurriz”.

Ai ka kritikuar cilësinë e ndërtimeve në këtë projekt, ndërsa ka theksuar se qeverisja në largim e Prishtinës, e ka lënë këtë lagje pa asnjë kujdes dhe pa asnjë investim serioz.

“Për katër vjet në vitet 80-ta është ndërtuar krejt kompleksi i banesave të gjelbra në ‘Dardani’. Qeverisja aktuale e Prishtinës, për katër vjet nuk ka arritur ta renovojë as Pllatonë mbi Kurriz”, ka thënë ai.

Abrashi ka theksuar se ka zhvilluar qindra takime me banorët e kësaj lagje të kryeqytetit, prej të cilëve ka marrë kërkesa, të cilat i ka përfshirë në projektin e tij për qeverisjen e ardhshme të komunës.

Abrashi u ka premtuar banorëve të kësaj lagjeje ndërtimin e nënkalimeve për ta lehtësuar qarkullimin e tyre në drejtim të lagjes “Emshiri” dhe lagjeve tjera të kryeqytetit.

Kandidati i LDK-së premtoi fasadimin e të gjitha ndërtesave të lagjes, rregullimin e ndriçimit publik, vendosjen e kamerave për ta shtuar sigurinë e qytetarëve, mirëmbajtjen e parqeve dhe mbjelljen e fidaneve të reja, një shteg vrapimi, mirëmbajtjen e ashensorëve, etj.

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend