Haki Shatri (AAK). Foto: Atdhe Mulla

AAK: Do ta Rrisim Buxhetin Duke mos Rrezikuar Qytetarët

Haki Shatri nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, tha se ky koalicion do ta rrisë buxhetin duke mos rrezikuar qytetarët e Kosovës.

“Koalicioni jonë, ma shumë mbështetet në programin që fillimisht e kemi bërë ne si Aleancë. Do të vazhdojmë me i zgjeru kapacitetet buxhetore të vendit pa e rreziku standardin e qytetarëve dhe shancën e bizneseve për zhvillim”, tha Shatri.

Burimet e të hyrave Shatri tha se do ti rrisin në format që i kanë deklaruar më herët.

“Përmes luftimit të evazionit fiskal, përmes luftimit për zvogëlimin e informalitetit në ekonomi, përmes luftimit të krimit të organizuar në ekonomi dhe përmes modifikimit të politikave fiskale aty ku e vlerësojmë se do të ndikoj pozitivisht”, tha Shatri.

Këto komente Shatri i bëri në “Debat Përnime”,  të moderuar nga Jeta Xharra, që po transmetohet  në TV21.

Në debatin e sontëm, të dytin me radhë, nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit të koalicionit PDK-së. Nërsa përfaqësuesit  e AAK-NISMA kanë pranuar ftesën për debat.

Në këto zgjedhje PDK-AAK e NISMA më 11 qershor garojnë bashkë me 11 parti tjera më të vogla.

LDK do të garojë në zgjedhjet e 11 qershorit së bashku me AKR-në.

Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Mbrëmë, në debatin e parë parazgjedhor në të cilin u fol për politikën e jashtme, vetëm AAK mori pjesë në këtë diskutim, ndërsa PDK e NISMA munguan.​