A do të Japin Dorëheqje Latifi e Vehapi në Rast Aktakuze

Kandidatët për kryetar të Komunës së Rahovecit pa hezitim janë zotuar se do të japin dorëheqje në qoftë se gjatë mandatit qeverisës do ngritej ndonjë aktakuzë kundër tyre.

Idriz Vehapi nga Partia Demokratike e Kosovës në Debat Pernime tha se do të jepte dorëheqje nëse ka aktakuzë dhe nëse dënohet.

Njësoj u përgjigj edhe Smajl Latifi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, i mbajtur më 22 tetor, kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, ka fituar 33,5 për qind të votave dhe Idriz Vehapi i PDK-së 29,5 për qind.