Zgjedhjet dhe Shkeljet

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetuan gjetjet e monitoruesve të BIRN/Internews Kosova gjatë monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

Në këtë emision, monitoruesit e BIRN/Internews Kosova shpalosën ato çka panë më 11 qershor, si ndryshuan votimet e së dielës në krahasim me zgjedhjet e mëparshme në Kosovë dhe cilat janë punët që duhet kryer që zgjedhjet e ardhshme të bëhen më mirë.

Monitoruesit tregojnë se e gjetën që dy parti të bashkuara në një koalicion parazgjedhor (PDK e AAK) i kishin maskuar njerëzit e tyre nën petkun e një OJQ-je joaktive për t’i vëzhguar zgjedhjet.

Si pjesë e emisionit është edhe një debat në studio ku Jeta Xharra ka ftuar përfaqësues të tri subjekteve politike: Teuta Haxhiu (AAK), Arben Gashi (LDK) dhe Mytaher Haskuka (Vetëvendosje).