Zgjedhja e Talat Xhaferit 'Nuk Është Ndonjë Fitore e Madhe'

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Sela vlerëson se kualiteti i jetës së shqiptarëve në Maqedoni nuk është përmirësuar fare.

“Megjithëse shqiptarët për herë të parë kanë një Kryetar të Kuvendit kjo nuk është ndonjë fitore e madhe. Ne kemi pasur pozita më parë dhe komunitetet tona akoma kishin më së paku fonde me numrin më të lartë të papunësisë dhe shërbeheshin me një sistem të dobët të arsimit…Kultura jonë është vandalizuar dhe ka racizëm si çdo vit kur e festojmë alfabetin shqip në Manastir”, tha Sela.

Ai gjithashtu foli për arsyet e rrahjes së tij nga përkrahësit e Nikola Gruevskit.

“Duke më rrahur dëshironin të më jepnin një mësim sepse ju pengon mënyra se si i them gjërat, unë jam direkt dhe nuk i zbus fjalët. Si duket dëshiruan të ma mbyllnin gojën dhe të më ndalonin së menduari çfarë mendoj. Nuk është e mundur, unë do ta vazhdoj rrugën time të njëjtë. Do të kërkoj drejtësi, lirim dhe kompensim të qindra shqiptarëve në burg për arsye politike”, tha Sela.

Pas votimit të Talat Xhaferit për kryeparlamentar në Kuvend u futën përkrahësit e VMRO-së së Nikola Gruevskit dhe sulmuan e rrahën Zoran Zaevin, Ziadin Selën, si dhe disa gazetarë

Në këtë intervistë, Sela githashtu flet për Zoran Zaevin dhe maqedonët, për projektin e tij federalizimin e Maqedonisë dhe pë rrahjen e tij nga përkrahësit e Nikolla Gruevskit.