Zenun Pajaziti

Zenun Pajaziti Kandidat i PDK-së për Kryetar të Gjilanit

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që për kryetar të Gjilanit ta kandidojë Zenun Pajazitin.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Gjilanit, unë mbrëmë kam marrë përgjegjësi dhe jam nderuar nga Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan e cila unanimisht ka vendosur që unë të jem kandidat për kryetar të Gjilanit”, ka shkruar Pajaziti.

Kandidimin e vet Pajaziti e sheh si dalje nga izolimi, duke thënë se qytetarët e kësaj komune nuk e kanë merituar një qeverisje të tillë siç është bërë deri më tani.

Për katër vjet këtë komunë e ka qeverisur kryetari Lutfi Haziri.

“Postimi i plotë i Pajazitit: Bashkqytetare te dashur Me 22 tetor do t’i japim fund periudhes se izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës. Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje. Do të punoj pa u ndalur asnjë moment, që Gjilani dhe Anamorava të fuqizohen dhe zhvillohen sa më shumë sepse qytetarët tanë janë më punëtorët dhe kanë traditë të punës. Të nderuar bashkqytetarë të Gjilanit, unë mbrëmë kam marr përgjegjësi dhe jam nderuar nga Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan e cila unanimisht ka vendosur që unë të jem kandidat për kryetar të Gjilanit. Kjo është një përgjegjësi që e kam pranuar menjëherë sepse kam dëshirë të shërbej dhe të jap kontributin tim direkt përmes qeverisjes lokale në qytetin tonë. Deri më 22 Tetor unë dhe ekipi i Partisë Demokratike do të jemi të angazhuar që të hartojmë platformën qeverisëse bashkë me qytetarët, nga bashkëbisedimet në secilën lagje të qytetit dhe në të gjitha fshatrat tona, në mënyrë që propozimet e qytetarëve të bëhen pjesë e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme./21Media