Deputeti Armend Zemaj

Zemaj: Vrasjet Politike Janë Njolla më e Zezë e Drejtësisë Kosovare

Deputeti i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Armend Zemaj e ka vlerësuar tragjike vdekjen e Astrit Deharit si për familjen, ashtu edhe për shoqërinë.

Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë ta kryejnë punë në mënyrë të pavarur.

“Kërkojmë që organet e drejtësisë ta kryejnë punën në mënyrë të pavarur. Organet e drejtësisë në Kosovë në raste jo të rralla janë vonuar në gjetjen e drejtësisë”, tha në mes tjerash deputeti Zemaj.

Ai në fjalën e tij ka kërkuar që Kuvendi dhe deputetët të rezervohen në komentimin e vendimeve dhe organeve të drejtësisë.

Ai ka thënë se vrasjet politike mbesin njolla më e zezë për sistemin e drejtësie.

“Vrasjet me motive politike mbesin njolla më e zezë në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, tha deputeti Zemaj.