Zbulohet Shtatorja e Idriz Seferit

Në kuadër të 105 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i bënë bashkë udhëheqësit e nivelit më të lartë politikë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore.

Fillimisht do të bëhet zbulimi i busteve të personaliteteve të shquara, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha dhe Halim Orana.

Me pas në teatrin e qytetit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bënë dekorimin e personaliteve të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve.

Ndërsa, ceremonia kulmon me zbulimin e shtatores së kolosit të kombit, Idriz Seferi, në sheshin qendror të Gjilanit me një program të pasur kulturor-artistik.

Në këtë cermeoni marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij shqiptar, Ilir Meta.

Kryetari Haziri ka vlerësuar se 105-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë identifikohet me Vlorën dhe Gjilanin.

“Apeli im publik është që të vijnë edhe bashkatdhetarët kudo që jetojnë në Europë apo Amerikë, në mënyrë që ta ndajmë së bashku këtë festë të madhe”, ka thënë Haziri.