Foto-Ilustrim

Zbulohen Narkotikë dhe Armë në Autobusin e Ekskursionit

Policia, sipas raportin 24 orësh pasi ka ndaluar në fshatin Arllat të Drenasit autobusin me nxënës që po shkonin në ekskursion, ka zbuluar te disa nga nxënësit sasi droge dhe armë të ftohta.

“Gjatë kontrollit të pasagjerëve tek 3 të dyshuar (nxënës) janë gjetur dhe konfiskuar: 3 thika, një boks metali si dhe një sasi e vogël e substancës narkotike”, thuhet në raportin policor.

KALLXO.com shpesh ka shkruar për raste të përleshjeve mes të miturve me armë të tilla.