Cilat komuna udhëhiqen nga cili koalicion i formuar për zgjedhjet e 11 qershorit - Foto: KALLXO.com

Zbulo ku do të Votosh më 11 Qershor

Qytetarët e Kosovës tani kanë mundësinë që përmes dy hapave të thjeshtë të dijnë të gjitha të dhënat mbi vendvotimin e tyre dhe të kërkojnë ta ndryshojnë atë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun e platformës online që mundëson që secili qytetar të dij vendin e tij të votimit dhe të bëjë kërkesë për ndërrimin e tij.

Linku i mëposhtëm ju dërgon tek një platformë në të cilën duhet të shkruani numrin personal përmes të cilit KQZ menjëherë ju informon saktësisht për Komunën, adresën, qendrën e votimit dhe vendvotimin.

Gjithashtu përmes këtij linku mund të bëhet kërkesë për ndërrimin e qendrës së votimit.