Zafir Berisha në Kuvend

Zafir Berisha: Ta Çregjistrojmë Listën Serbe

Deputeti i Nismës për Kosovë e sheh Listën Serbe si “Kalë të Trojës” brenda institucioneve tona.

Ai madje në seancën e sotme të Kuvendit u propozoi institucioneve të vendit çregjistrimin e kësaj partie politike.

“Është koha që ta çregjistrojnë këtë parti politike sepse është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Gjuha e saj është një gjuhë raciste që fut konflikt shtetëror dhe fetar,”, tha ndër tjerash deputeti Berisha.

Berisha nuk arriti ta përfundojë fjalën e tij për shkak të kalimit të kohës së paraparë, pasi propozimin për çregjistrimin e Listës Serbe e paraqiti në kohën e përcaktuar për pyetje parlamentare, e jo në momentet kur deputetët deklarohen për ngjarje jashtë rendit të ditës.

Pasi kryeministri Mustafa në dhjetor të vitit të kaluar shkarkoi ministrin e Administrimit të Pushtetit lokal Ljubomir Mariq, Lista Serbe iu kthye bojkotit të institucioneve, pasi disa nga përfaqësuesit e saj e kishin ndërprerë për pak ditë atë.

Përfaqësue të kësaj liste kur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar u takuan me Aleksabndar Vuçiqin, thanë se kryeministër e kanë atë, e jo Isa Mustafën.

Lista Serbe nisi bojkotin institucional pas miratimit të Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës në tetor 2016.