Zafir Berisha, ish deputet i NISMA-s. Foto: Facebook

Zafir Berisha nuk e Voton Qeverinë Haradinaj

Zafir Berisha paralajmëroi pak para se të fillojë seanca e Kuvendit se nuk do ta votojë Qeverinë Haradinaj.

Zafir Berisha pak para se të fillojë seance për votimin e Qeverisë nëpërmjet Facebookut paralajmëroi se nuk do ta votojë Qeverinë Haradinaj.

Ai dha arsyet pse nuk do ta bëjë këtë. Përmendi ministra jo të denjë të propozuar për qeverinë, ndërsa nuk i pëlqeu qasja e Listës Serbe dhe familjes Pacolli.

Ai e quajti Presidentin Thaçi “Kryehajdut”.

Në fund Berisha kërkoi mirëkupimin e votuesve të tij për këtë vendim.