Zafir Berisha: Mashtrimi Përfundon Kështu

Zafir Berisha, deputeti i Nismës gjatë diskutimeve në seancën  e mocionit të mosbesimit i sugjeroi Kryeministrit Mustafa që të mos bëjë marrëveshje, ashtu si e bëri me PDK-në.

“Mashtrimi si logjikë e ardhjes në pushtet gjithmonë ka përfunduar kështu siç po përfundon. Mos u mundoni me ba marrëveshje natën se do t’i paguani ditën siç po i paguani”, tha Berisha.

Berisha më tutje deklaroi se nëse në qeveri vjen opozita e tashme do të votojë kundër demarkacionit.

“Për ata që kanë dilema se çka do të ndodhë me demarkacionin në momentin kur opozita do të jetë në qeveri këtë version të demarkacionit do ta votojë kundër”, tha Berisha.

Berishës nuk i pëlqeu fjala mocionistë.

“Mu më rastisi këtu me dëgju ni shprehje paksa interesante, domethënë mocionistët. Dikur dëgjohej nga po e njëjta garniturë irredentistët”, tha Berisha.