Zafir Berisha

Zafir Berisha Gjobitet nga PZAP Pas Ankesës së BIRN dhe I/KS

Monitoruesit kanë vërejtur se gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore dhe në vazhdimësi gjatë procesit të votimit, Berisha kishte lejuar që në rrjetin social, Facebook, të jetë i publikuar fjalimi i tij i bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Publikimi i videos së fjalimit të Zafir Berishës, është bërë më 10 qershor, në ditën e heshtjes zgjedhore.

Zyra Ligjore e BIRN dhe I/KS, në ankesën e dorëzuar në PZAP, ka pretenduar për shkelje të Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Kësaj ankese i ka bashkangjitur edhe një kopje të CD-së nga fjalimi i kandidatit për deputet të Republikës së Kosovës, Zafir Berisha, nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.

Ky dënim obligohet të paguhet brenda afatit prej 15 ditëve nga dita e pranimit të vendimit të PZAP-it.

Zyra Ligjore e BIRN dhe I/KS, ka deponuar 37 ankesa në PZAP, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

PZAP, ka gjetur shkelje dhe ka shqiptuar dënime për disa prej subjekteve politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, më 8 qershor, mori vendim me të cilin e pranoi si të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova, duke i shqiptuar Listës Serbe gjobë në vlerë prej 25 mijë eurove.

Gjobitet Lista Serbe nga Ankesa e BIRN dhe Internews Kosova

Gjobë për shkelje gjatë heshtjes zgjedhore në bazë të ankesës së BIRN/Internews Kosova kanë marrë edhe Ramush e Daut Haradinaj nga ky koalicion.

http://kallxo.com/pan-gjobitet-2500-euro-per-posteret-e-ramush-e-daut-haradinajt/