Zafir Berisha, ish deputet i NISMA-s. Foto: Facebook

Zafir Berisha me 240 Mijë Euro Borxhe

Rreth 240 mijë euro janë borxhet në të cilat ndodhet deputeti i NISMA, Zafir Berisha.

Në deklarimin e tij të pasurisë Berisha ka treguar se dy personave fizikë u ka nga 100 mijë euro borxhe e po ashtu 40 mijë euro kredi në një bankë. Këto para Berisha pretendon se i ka përdorur për të ndërtuar hotelin të cilin e ka në pronësi ndërsa nuk ka saktësuar se kush janë këta persona që ia kanë huazuar këtë shumë parash.

Përndryshe deputeti Berisha ka deklaruar se është pronar i një biznesi me vlerë prej 600 mijë euro, një shtëpie me vlerë 80 mijë euro dhe një makine me vlerë prej 10 mijë euro.