Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Foto: BIRN

Zaev: Maqedonia dhe Greqia Afër Zgjidhjes për Emrin

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën e dhënë për “Financial Times” vlerëson se Maqedonia dhe Greqia po afrohen drejt zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar për emrin.

Sipas tij, palët po afrohen drejt zgjedhjes së kontestit shumëvjeçar.

Gjithashtu Zaev thekson se kjo çështje do të mund të mbyllet para Samitit të NATO-s në Bruksel në Korrik të këtij viti prej ku Maqedonia pret ftesë për anëtarësim.

Për emrat të cilat në opinion përmenden si propozime të ndërmjetësuesit Matthew Nimetz (Republika e Maqedonisë (Shkupi), Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Vardarit dhe Maqedonia e Re), Zaev potencon se emri Maqedonia e Re është i papranueshëm, sepse nuk ka përcaktim gjeografik dhe se mund të negociohet për katër emrat e tjerë