Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev - Foto: REL/MIA

Zaev: Fokusi te zgjidhja për emrin

Kryeministri maqedonas beson në gjetjen e zgjidhjes në kontestin për emrin me Greqinë.

Fokusi është vënë në zgjidhjen e emrit, kurse jo në afatet kohore. Tani është momenti vendimtar që të gjejmë zgjidhje. Hyjmë në një fazë më të detajizuar ku patjetër duhet që të jemi më kreativë që të mundemi të dyja anët t’i mbrojmë qëndrimet, theksoi Zaev.

Zaev gjithashtu shtoi se nëse vazhdojnë bisedimet në frymën pozitive do të arrihet zgjidhje.

Në lidhje me Samitin e NATO-s, kryeministri Zaev tha se Maqedonia ka ftesë të mënjëhershme për antarësim në Aleancë, përderisa gjendet zgjidhje për emrin dhe do të fillojë procesi i ratifikimit të marrëveshjes për anëtare fuqiplotë./21Media

21 Prill 2018 - 14:00

RTV 21 21/04/2018 - 14:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend