Zaev Akuzon Gruevskin se po e Mban ‘Peng’ Maqedoninë

Kreu social demokrat Zoran Zaev ka akuzuar udhëheqjen e partisë nacionaliste VMRO DPMNE – të udhëhequr nga Nikolla Gruevski –për nxitjen e tensioneve në Maqedoni për të parandaluar një transferim paqësor të pushtetit dhe për të shpëtuar veten nga ndjekja penale.

“Kjo është bërë vetëm për t’i mbrojtur krimet e tyre”, tha Zaev në mbrëmjen e së enjtes në një shfaqje televizive “Otvoreno” (“Hapur”).

Zaev tha se ai ende shpreson në Presidentin Gjorge Ivanov që do ta tërheqë veton e tij për formimin e një qeverie të udhëhequr nga Social Demokratët – por, nëse jo, opozita tashmë është duke punuar në “Planet B, C dhe D” për të dalë nga bllokimi i tanishëm.

“Nëse Gruevski mendon se ai mund të mbajë peng Maqedoninë, ai është duke gabuar… Ne i njohim të gjitha planet e tij. Ne kemi mbështetjen e 67 deputetëve të parlamentit (prej120) dhe të 700.000 qytetarëve të cilët e njohin çdo gjë”, tha Zaev, duke u bërë thirrje mbështetësve të qëndrojnë të qetë.

Zaev tha se një opsion është për shumicën e re parlamentare për të përmbysur veton e Ivanovit dhe të zgjedhë një qeveri të re në mënyrën e tij, të cilat ai tha se mund të jenë të ligjshme.

Ai hodhi poshtë akuzat – të ardhura nga presidenti Ivanov dhe nga VMRO DPMNE – se marrëveshja e tij e koalicionit me partitë shqiptare rrezikon sovranitetin e Maqedonisë si “gënjeshtra të nxjerra” dhe “të pakuptimta”.

Megjithatë, përkrahësit e VMRO DPMNE kanë bërë të ditur edhe një marshim proteste kundër qeverisë së udhëhequr nga Social Demokratët për të premten në Shkup, për të cilën ata thanë se do të jetë protesta më e madhe deri më tani.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ndërkohë vizitoi Shkupin të enjten dhe i kërkoi presidentit Ivanov që ta heqë vendimin e tij dhe t’aa dorëzojë Zaevit mandatin për të formuar një qeveri të re.

“Do të ishte e pamundur për gjithkënd për ta bindur dikë në botën demokratike që shumica e deputetëve që përfaqësojnë shumicën e qytetarëve në një shtet unitar nuk mund t’i lejohet për të formuar një qeveri”, tha Mogherini.