Visar Ymeri, ish-kryetar i Vetëvendosjes

Ymeri: PAN po Vazhdon të Bllokojë Institucionet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se kërkesës së popullit për ndryshim po i përgjigjet negativisht koalicioni PAN, i cili pavarësish vullnetit të popullit po vazhdon të bllokojë institucionet e Kosovës.

Ymeri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit e kanë vendos Vetëvendosjen partinë e parë në vend por që i mbetet të punojnë edhe më shumë.

VV më 22 gusht do të dorëzojë të gjitha listat për kryetar të komunave dhe me lista për asamblistë.

“Zgjedhjet e 22 tetorit do ta dëshmojë që VV do të ketë rritje dhe kërkoj nga ju delegatë që të mobilizoheni për një fitore të radhës. Ndryshimi i nivelit qendror nuk është i plotë pa ndryshimin e nivelit lokal”, tha ai. /21Media