Ymeri: Kosova po Mbahet nga Remitancat

Kryetari i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri tha sot se nuk ka rritje ekonomike siç po thuhet, ndërsa sipas tij Kosova po mbahet nga remitancat.

Në ditën e dytë të takimit të tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, kreu i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri kontestoi shifrat e rritjes ekonomike.

NDËRLIDHUR

“Nuk ka rritje ekonomike siç po thuhet nga qeveria-Kosova mbahet nga remitancat”, tha Ymeri.

Në raportin e saj në prill të këtij viti, Banka Botërore kishte thënë se rritja ekonomike në Kosovë në 2016-ën ishte 3.6 për qind, ndërsa Agjencia e Statistiikave rritjen për këtë vit e kishte vlerësuar 3.4 për qind.

Në mars të vitit 2017 Isa Mustafa kishte thënë se për 2016-ën pritet rritje ekonomike mbi katër për qind dhe kjo deklaratë e tij kishte hyrë në krypometër-produktin e KALLXO.com që mat vërtetësinë e deklaratave publike.

Isa Mustafa, Mars 2017

Me kos

Isa Mustafa: Edhe këtë vit (2016) presim rritje ekonomike mbi 4%.

Isa Mustafa (11.02.2017): Në vitin 2015 dhe 2016, rritja reale e ekonomisë ka arritur në 4%.

Vlerësimi: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se rritja ekonomike në vitin 2016 ka qenë 3.5%. Fakti që Kryeministri ka insistuar në rritjen mbi 4 për qind, përkundër që mesatarja e rritjes ekonomike deri në fund të muajit shtator ka qenë 3.6% tregon se ai qëllimisht e ka përdorur një shifër më të lartë të rritjes ekonomike në diskursin e tij. Që të arrihet rritja ekonomike vjetore prej mbi 4%, në tremujorin e fundit është dashur një rritje prej mbi 5 për qind. E FMN-ja, po thotë se në 2016, rritja ekonomike do të jetë 3.5 përqind.

KALLXO.com duke u bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës shkroi në fund të vitit të kaluar se remitancat në nëntë muajt e parë të 2016-ës ishin më të pakta se në periudhën e njëjtë të vitit 2015, por më të larta se në nëntë muajt e parë të 2014-ës.

Më Pak Para nga Diaspora

Ymeri tha se “70 mijë persona e kanë humbur vendin e punës që nga paslufta me privatizimi të egër”.

Ymeri foli edhe për dialogun e Brukselit. Tha se ai është i dëmshëm.

“Edhe në deklarata zyrtare thuhet se Prishtina [është në]dialog me Beogradin. Ky term nuk është dashamirës e neutral. Është i dëmshëm. Ky dialog është dizajnuar keq. Ky dialog quhet dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, por këtu nuk ka pasur progres, vetëm regres”, tha Ymeri.

Kryetari i “Vetëvendosjes” tha se Serbia është arsyeja pse Kosova nuk ka marrëdhënie të mira me të.

“Natyrisht që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë të mira. Por duhet ta kuptoni se arsyeja që ne nuk kemi e nuk do të kemi marrëdhënie të mira është Serbia”, tha Ymeri.

Ai foli edhe për dëmet e luftës duke i vlerësuar ato në 2.1 miliardë dollarë.

KALLXO.com shkroi edhe dje për takimin e tretë të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.

http://kallxo.com/apostolova-kerkon-fokusim-ne-zbatim-te-msa-se/

21 Prill 2017 - 10:27

Erjonë Popova 21/04/2017 - 10:27
NDËRVEPRIMI0

Ymeri: Kosova po Mbahet nga Remitancat

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend