Ymeri e Selimi të Pafajshëm për Rrahjen e Kamishit

Deputetët Rexhep Selimi e Visar Ymeri janë liruar nga aktakuza për rrahjen e deputetit Bekim Haxhiu.

Me gjashtë muaj burgim me kusht është dënuar Besart Bujupi.

Vendimi është shpallur para pak çastesh nga gjykatësi Vesel Ismajli.

Visar Ymeri, Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe shoferi Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.

Kjo gjë sipas prokurorisë kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës.

Për ish-deputetin Florin Krasniqi procedura është veçuar pasi që gjendet jashtë shtetit.