Krerët e Vetëvendosjes në takim me eurodeputetin Tonino Picula - Foto: Facebook

Ymeri e Kurti Takohen në Bruksel me Zyrtarë të KE-së dhe PE-së

Gjatë ditës së parë të vizitës në kryeqytetin europian, Ymeri e Kurti kanë takuar eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyrës së Komisioneres së lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, shefen e kabinetit Fabrizia Panzetti dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.

“Gjatë takimeve është diskutuar krijimi i Qeverisë së re në Republikën e Kosovës dhe domosdoja e ndryshimit të kursit politik dhe qeverisës të Kosovës, zhvillimit ekonomik që sjellë punësim, sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas kësaj komunikate, përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit Europian janë deklaruar se do ta pranojmë secilën qeveri demokratike që ka shumicën në Kuvend.

Ndërsa, përfaqësuesit LVV-së kanë shprehur zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit drejt integrimit në BE si dhe për bashkëpunimin rajonal sipas parimeve të fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit në marrëdhënie.