Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca - Foto: KALLXO.com

Ymeri: Albin Kurti Kandidati i LVV-së për Kryeministër

Sipas Ymerit, kandidati i cili i ka të gjitha atributet për të sjellë ndryshimin në Kosovë është Albin Kurti dhe do ta drejtojë listën dhe LVV-në në këtë fushatë.

Në këtë konferencë, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca folën edhe për bisedimet me LDK-në për listë të përbashkët në zgjedhjet e 11 qershorit.