Ministri Mahir Yagcilar

Yagcilar: Ligji për Pagat i Shkon Kuvendit në Qershor

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se në Kosovë nuk ka një ligj për pagat për ata që përfitojnë nga buxheti i shtetit.

Yagcilar tha se Ligji për Pagat bashkë me disa ligje tjera do t’i shkojë Kuvendit për miratim në qershor.

Në pako me Ligjin për Pagat Yagcilar tha se janë edhe ligjet për shërbyesit publikë dhe organizimin e administratës publike, ndërsa deklaroi se në Ligjin për Pagat po punojnë Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Financave.

“Deri tash, të gjitha pagat janë të lidhur me shumë ligje, por ligji bazik nuk ekziston”, tha Yagcilar.

Ai konstatoi se ka shumë nevojë të bëhet Ligji për Pagat.