Xhirime nga Vendi ku u Vra Oliver Ivanoviqi

Në xhirimet nga vendi ku u vra Oliver Ivanoviqi shihen makina dhe forca policore, ndërsa vendi është i rrethuar me shirita policor.

Politikani serb i Kosovës Oliver Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore sot në mëngjes.

Policia njoftoi se vdekja e Ivanoviqit u konstatua në spitalin e Mitrovicës, ndërsa forcat e rendit kanë lokalizuar një makinë të cilës i është vënë flaka si të lidhur me ngjarjen.