Xhevdet Pozhari: BDI i ka Rritur Muskujt, e ka Zvogëluar Trurin

Gazetari kosovar me një përvojë të gjatë të punës në Maqedoni, Xhevdet Pozhari, mendon se BDI ka ndryshuar për të keq gjatë periudhës së veprimit të saj, që nga themelimi pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

I ftuar në debatin për Maqedoninë në emisionin “Jeta në Kosovë”, Pozhari u shpreh se popullatës shqiptare në Maqedoni nuk i intereson kush janë liderët e maqedonisë, por i intereson kush është ai që ofron zgjidhje për problemet e shumta me të cilat përballen ata.

“Në vitin 2002, BDI nuk i përfaqësonte kaq në mënyrë jo të denjë shqiptarët, kishte një përpjekje të marrë akterë, ta zgjerojë trurin. Mirëpo me kalimin e viteve, BDI-së iu forcuan muskujt dhe iu zvogëlua truri”, tha Pozhari.

Emisionin e plotë për krizën në Maqedoni mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: