Kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj - Foto: KALLXO.com

Xhemajlaj: Kryetari i Drenasit, pas Balotazhit

Isa Xhemajlaj, kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit është i bindur që kryetari i Drenasit do të përcaktohet vetëm pas balotazhit.

Ai ka thënë se 60 për qind e qytetarëve të Drenasit kanë votuar për ndryshim.

Madje, sipas tij, votimi i 40 për qind të qytetarëve për kandidatin e PDK-së është rezultat i ndërhyrjeve të Qeverisë dhe ministrave të PDK-së në Drenas në javën e fundit.

Ai është përgjigjur me ironi kur e ka komentuar festën e PDK-së me fishekzjarrë në Drenas, derisa ai mbante konferencën për media para selisë së Nismës.

“Mendoj që janë tepër të gëzuar që ata (PDK) kanë mbet në balotazh”, tha ai.

Xhemajlaj u pyet nga mediet se si e ndien veten që mund të jetë kandidati i parë i një subjekti politik që e çon PDK-në në balotazh në Drenas.

“Lavdi nuk më takon mua, shumë herë kemi pa liderë të ndihen krenarë për votat kur populli i do ndryshimet,” tha Xhemajlaj.

Organizatat joqeveritare “Demokracia në Veprim” dhe “Koalicioni për Integritet Zgjedhor” pas zgjedhjeve të sotme për kryetar të Drenasit, dolën me qëndrimin që në këtë komunë do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit dhe Isa Xhemajlajt.

http://kallxo.com/dnv-dhe-kiz-lladrovci-e-xhemajlaj-ne-balotazh/

Isa Xhemajlaj tha se “PDK-në në balotazh e kanë dërguar qytetarët e Drenasit”.