Xhavit Haliti - Foto: Facebook

Xhavit Haliti: Duhet të Refuzohet Shfuqizimi i Speciales

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti tha sot se me nismën e deputetëve nuk mund të shfuqizohet ligji për specialen.

Xhavit Haliti konstatoi sot se për shfuqizimin e ligjit me të cilin u themelua Gjykata Speciale duhet të bëhen ndryshime kushtetuese, ndërsa sipas tij ndryshime të tilla nuk mund të bëhen me nismën e deputetëve të premten e 22 dhjetorit 2017.

“Nga pikëpamja procedurale, kemi të bëjmë me një dispozitë kushtetuese. Shfuqizimi i një dispozite kushtetuese është e pamundur të realizohet në formën dhe mënyrën se si ka kërkuar grupi i deputetëve të cilët e kanë nënshkruar kërkesën”, shkroi Haliti në facebook.

Haliti më tutje shpjegoi se shfuqizimi i dispozitës për specialen në kushtetutë mund të bëhet vetëm me iniciativë për ndryshim të kushtetutës.

Ai kërkoi që Kryesia e Kuvendit ta hedhë poshtë këtë nismë.

“Do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutes nëse Kryesia do të lejonte shqyrtimin e iniciativës ligjore të deputetëve nënshkrues të kësaj kërkese”, shkroi Haliti.

Ai përfundoi postimin e tij me fjalët se “kjo çështje nuk mund të shkojë më tej”.

Që nga e premtja e 22 dhjetorit kur filloi kjo nismë, Kryesia e Kuvendit nuk ak mundur të mblidhet për ta çuar më tej atë për mungesë kuorumi.

Nisma për shfuqizimin e Speciales po kundërshtohet ashpër nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë.

20 Janar 2018 - 13:49

Bekim Muhaxheri 20/01/2018 - 13:49
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend