Xhavit Haliti | Foto: KALLXO.com

Xhavit Haliti dënon aktin e nacionalistit serb Vojislav Sheshel

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, në mesin e seancës, tha se sot ka ndodhur një akt i rëndë e anti demokratik ndaj kreut të parlamentit kroat.

‘Sot kryetari i parlamentit të Kroacisë ka qenë në vizitë në Serbi dhe derisa ka qenë brenda në sallë, Vojislav Sheshel, quajeni kriminel lufte, i dënuar me 10 vjet burg, ka thyer shtizën e flamurit kroat dhe ka përdhosë flamurin me grupin e vet parlamentar’, tha Haliti.

Ai tha se delegacioni Kroacisë e ka ndërprerë vizitën në Beograd dhe është kthyer në vendin e vet.

‘Po e them këtë ngase shumë herë po ballafaqohemi edhe ne me probleme që janë vepra të nacionalizmit, të tipit Millosheviq e Sheshel. Na takon që na ta dënojmë si akt’, tha ai.

‘Parlamenti ynë e dënon aktin si të tillë’, tha Haliti.