Xhavit Haliti: Ajri Ndotet në Prishtinë Saherë ka Mjegull

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se ndotja e ajrit në Prishtinë gjatë ditëve të ftohta të dimrit nuk është risi.

“Këtu po diskutohet thu që kërkush nuk ka jetu në Prishtinë përpara edhe nuk e dinë situatën. Historikisht kush ka jetu në Prishtinë, kush ka studiu në Prishtinë, e dinë që çdo vjet, kur ka mjegulla, kur është ftoftë, ka qenë gjithmonë e njëjta situatë. Nuk është diçka ma keq që ka qenë në vitet e 70-ta a 80-ta”, tha Haliti.

Kuvendi është duke debatuar për gjendjen e krijuar pas alarmit për ndotjen e ajrit në Prishtinë dhe komunat përreth, ditëve të fundit.