Xhavit Drenori Merr Votë në Balotazh

Xhavit Drenori, kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit ka marr një “votë” në balotazh edhe pse nuk ka qenë në garë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit.

Një qytetar e ka bërë fletëvotimin e tij të pavlefshëm duke vendosur një iks mbi emrat e dy kandidatëve që kanë shkuar në balotazh, Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajlaj nga NISMA.

Ai e ka shkruar emrin e Xhavit Drenorit, i cili në raundin e parë kishte marrë 12 për qind të votave duke mos mundur të dalë në balotazh.

vota-1