Albulena Haxhiu në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

VV-së i Duhen Edhe 9 Nënshkrime Për Hetimin e SHIK-ut, i Kërkon Nga LDK

Deputetja Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë mbledhur 31 nënshkrime për formimin e Komisionit për hetimin e SHIK-ut, por duhen edhe 9.

Ajo ka thënë se në emër të grupit i ka kërkuar edhe shefit të GP-së të LDK-së, Avdullah Hotit, mbështetje për këtë iniciativë.

“Në emër të grupit, i kam shkruar shefit të grupit parlamentar të LDK’së. I kam kërkuar të njëjtit mbështetje për këtë iniciativë por që ende nuk kam marr asnjë përgjigje nga ai. Për ne është e papranueshme qasja dhe hipokrizia e vazhdueshme e LDK-së, në këtë rast edhe sa i përket SHIK-ut! Në njërën anë, çdo ditë akuzojnë SHIK-un për veprime kriminale dhe në anën tjetër NUK e kanë guximin të ndërmarrin asnjë veprim, madje në mandatin e kaluar deputetët e LDK-së kishin votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi. I bëjmë thirrje grupit parlamentar të LDK-së, të na japin nënshkrimet ose në të kundërtën nuk kanë më asnjë të drejtë as morale të thirren në kundërshtimin e SHIK-ut. Ky është momenti të na tregojnë të gjithëve a e kanë përnjëmend kundërshtimin e SHIK-ut”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.