Foto: Facebook

VV- Qeverisë: Mos i Sillni ‘Temat e Mëdha’ në Kuvend

Pas zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një postimi në Facebook porositi kabinetin e Haradinajt që të ms i çojë n]ë Kuvend Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“As mos t’u shkojë ndërmend të sillni në Kuvend “temat e mëdha”, Zajednicën, Demarkacionin, Kosovën C me një kthim shumëpërqindësh të garantuar pēr privatin, apo privatizimet. Ne i kemi ndalur këto kur ishim pak, tani ne jemi dyfish më të fortë e qeveria dyfish më e dobët”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Ë tutje ky subjekt politik e përsëriti se Qeveria Haradinaj kontrollohet nga Vuçiqi.

“Sot ata që e duan pushtetin më shumë se Kosovën, më në fund arritën ta formojnë një qeveri, pasi që erdhi ‘leja’ nga Beogradi. Si e tillë, kjo qeveri kontrollohet nga Vuçiqi”, vijon reagimi i Vetëvendosjes.

Të njëjtën gjë e tha edhe kreu i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti po në Facebook.

“Qeveria e diktuar nga Beogradi nuk mund të vazhdojë kështu. U dakorduan me Beogradin per Qeverinë e Kosovës. Kjo është dita më fatkeqe e Kosovës ne 17 vite liri”, shkroi Hoti.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje tregoi edhe se çfarë projekte të qeverisë do të mbështesë.

“Ne do të mbështesim edhe me votë çdo politikë e propozim që i ndihmon punësimit, mirëqenies, afrimit me Shqipërinë e shqiptarët në troje e mërgatë, çdo politikë që e bën Kosovën me ushtri, që rrit demokracinë e lufton korrupsionin”, thuhet në reagimin e VV-së.